Ndërlidhjet

Prokurimi publik po dëmton biznesin


Forografi ilustruese
Forografi ilustruese
Prokurimi publik në Kosovë, vazhdon të mbetet një problematikë mjaft e theksuar, duke u perceptuar nga mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë edhe si një nga fushat më të korruptuara në vend.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, konsiderojnë se parregullsitë në fushën e prokurimit publik po krijojnë një mjedis ku bizneset nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë dhe po krijojnë konkurrencë të padrejtë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se bizneset ankohen në vazhdimësi se si përpilohen tenderët e caktuar publik.

“Duke e ditur që për momentin Qeveria e Kosovës është njëri prej blerësve më të mëdhenj të shërbimeve apo produkteve që ofrohen nga bizneset dhe realisht nëse bizneset nuk mund të sigurojnë forma tjera përmes të cilave mund të sigurojnë mbijetesë atëherë mund të konkludojmë se pasojat me të cilat përballen bizneset për shkak të parregullsive që bëhen në fushën e prokurimit publik janë të mëdha”, thekson Zeka.

Prokurimi Publik në Kosovës është i rregulluar edhe me ligj e që sipas ligjit kjo fushë është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen.

Megjithatë, sipas Zekës ku ligj nuk zbatohet. Procesi i prokurimit publik, thekson ai, bëhet në mënyrë bëhet në mënyrë antiligjore dhe jo demokratike

Problemi kryesor për ligjin e prokurimit ka të bëjë më interpretimin e tij. Ligji përmban dispozita që lejojnë edhe dhënien e tenderëve për operatorëve ekonomikisht më të favorshëm, pra ajo çka ndodh tek ne është që shumica e tenderëve që shpallen kanë një kriter që është çmimi më i ulët e që pastaj kjo ndikon në cilësinë e dobëte të të gjitha tenderët apo kontratat publike”, shton Zeka.

Monitorimin e prokurimit në institucione të Kosovë shumë herë është bërë nga organizatat joqeveritare në Kosovë.

Në hulumtimet e tyre thuhet të jenë evidentuar parregullsi të shumta tek proceset e prokurimit.

Përveç zyrtarëve të institucioneve të cilët kanë qenë të përfshirë në afera korruptive, në hulumtimet e organizatave joqeveritare theksohet se edhe bizneset e kanë praktikuar këtë mënyrë, për të qenë fitues të ndonjë tenderi publik.

Transparency International Kosova, është një organizatë globale që vështron dhe avokon kundër korrupsionit.

Merita Mustafa nga kjo organizatë thotë për Radion Evropa e Lirë se parregullsitë e shumta që ndodhin në fushën e prokurimit tek institucionet e Kosovës ka bërë që të dëmtohet buxheti i vendit.

Problemet kanë të bëjnë më zaptimin e ligjit në praktik. Ka shumë kontrata që nuk i përmbahen afateve kohore dhe kritereve të caktuara, ka çmime të dyshimta që nuk përputhen me çmimet e tregut ato nganjëherë janë shumë të larta apo shumë të ulëta që na bën të dyshojmë që këto çmime që po kontraktohen janë të planifikuara keq duke dëmtuar paranë publike”, shprehet ajo.

Ndryshe, në bazë të një raporti të Organit Shqyrtues të Prokurimit që nga themelimi në vitin 2008 e deri me 31 dhjetor 2012, ky organ ka pranuar gjithsej 1,831 ankesa, ndërsa janë shqyrtuar 1,517 ankesa.

OSHP ka aprovuar vendimet e Autoriteteve Kontraktuese në 852 lëndë, kurse në 668 lëndë janë aprovuar ankesat e operatorëve ekonomik si të bazuara apo pjesërisht të bazuara.

Prej tyre 395 lëndë janë kthyer në ri vlerësim, ndërsa 273 aktivitete të prokurimit janë anuluar në tërësi.

Vendimet që ka marrë OSHP-ja me rastin e kthimit të lëndëve në ri-vlerësim ka ndikuar në respektimin e ligjit të prokurimit publik ku është kursyer buxheti i Kosovës për mbi 1 milion euro.
XS
SM
MD
LG