Ndërlidhjet

Obama diskuton krimet seksuale në ushtri


Obama
Obama
Presidenti Barack Obama do të takohet me sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel dhe liderë të tjerë të ushtrisë amerikane për të diskutuar përpjekjet për ndalimin e sulmeve seksuale në forcat e armatosura, ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Të martën, ushtria tha se një nga avokatët e viktimave të sulmeve seksuale është akuzuar vetë për krime seksuale, përfshirë edhe pretendimet për lidhje me prostitucion.

Në fillim të këtij muaji, Pentagoni e publikoi raportin vjetor të 2012 mbi krimet seksuale në ushtri, i cili tregoi një rritje prej 37 për qind të krimeve seksuale, apo 26 mijë raste.
XS
SM
MD
LG