Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i të vrarëve në Kabul


Kabul

Kabul

Pesëmbëdhjetë njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul.

Misioni i NATO-s në Afganistan tha se sulmet e së enjtes kishin në shënjestër një konvoj ushtarak.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s thanë se dy ushtarë amerikanë dhe katër kontraktues civilë janë në mesin e të vdekurve.

Autoritetet shëndetësore thanë se janë vrarë edhe nëntë civilë afganë dhe 39 janë lënduar.

Grupi militant mysliman Hizb-e Islami, i drejtuar nga Gulbuddin Hekmatyar, e ka marrë përgjegjësinë.

Sulmi më i madh i fundit në Kabul ishte më 9 mars, kur një sulmues vetëvrasës ka vrarë nëntë persona jashtë Ministrisë së Mbrojtjes gjatë një vizite të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel.

Gjatë kësaj jave, tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe tre të asaj të Gjeorgjisë janë vrarë në dy sulme të ndara në vend.
XS
SM
MD
LG