Ndërlidhjet

Tsarnaev lë mesazh për sulmin në Boston


Dzhokhar Tsarnayev

Dzhokhar Tsarnayev

CBS News raporton se i dyshuari i sulmit në Maratonën e Bostonit Dzhokhar Tsarnaev ka shkruar një mesazh me dorë duke e përshkruar sulmin si një hakmarrje ndaj luftërave të SHBA-së në shtetet myslimane.

CBS News, duke cituar burime anonime, të enjten raportoi se Tsarnaev e ka shkruar mesazhin në murin e një barke, ku është gjetur pas sulmeve të 15 prillit.

Gazetari i CBS News John Miller tha se parimisht, në letër thuhet se ... sulmet ishin hakmarrje për krimet e SHBA-së ndaj myslimanëve në vendet si Irak dhe Afganistan dhe se viktimat e Bostonit ishin ‘dëm kolateral’ në të njëjtën mënyrë sikurse që ishin dëm kolateral edhe viktimat e pafajshme në luftërat e SHBA-së në botë.

Tsarnaev, 19 vjeçar, e ka përshkruajtur vëllanë e tij më të vjetër dhe të bashkëdyshuarin për sulmin, Tamerlan Tsarnaev, 26 vjeç, që vdiq në një betejë armësh me policinë, si një “martir”.
XS
SM
MD
LG