Ndërlidhjet

logo-print

Beqaj emërohet ministër i Financave, Ismajli i Zhvillimit Ekonomik


Besim Beqaj

Besim Beqaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë Besim Beqajn, ministër të Ministrisë të Financave dhe Fadil Ismajlin, ministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ka bërë me dije Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Aty thuhet se emerimi është marrë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit.

Ministria e Financave ka disa muaj që është pa ministër, pas largimit të Bedri Hamzës, që drejtonte këtë dikaster.

Hamza më vonë u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Besim Beqaj, deri tash ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
XS
SM
MD
LG