Ndërlidhjet

Beckham pensionohet nga futbolli


David Beckham

David Beckham

David Beckham do të pensionohet nga futbolli profesional në fund të sezonës, ka thënë përfaqësuesi i tij.

Ylli anglez i futbollit David Beckham ka thënë se “është koha e duhur ta përfundojë karrierën time, duke luajtur në nivelin më të lartë”.

Ish kapiteni anglez, Beckham, ka nënshkruar një marrëveshje pesëmuajshe me Paris Saint-German në muajin janar, duke dhënë si donacion gjithë pagën e tij për një fondacion fëmijësh.

Beckham i ka fituar 19 trofe - 10 nga ta tituj ligash, në një karrierë prej 20 vjetësh dhe është i vetmi lojtar anglez që fiton kampionatet në katër shtete.

Ai ka luajtur për Manchester United, Real Madrid, the Los Angeles Galaxy dhe Paris Saint-Germain.

Ai mban rekord për 115 paraqitjet e tij në ekipin kombëtar të Anglisë.
XS
SM
MD
LG