Ndërlidhjet

logo-print

Obama e Erdogan diskutojnë për Sirinë


Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan dhe presidenti amerikan Barack Obama, foto nga arkivi

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan dhe presidenti amerikan Barack Obama, foto nga arkivi

Presidenti amerikan Barack Obama është takuar me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet që në fokus kanë konfliktin sirian vetëm disa ditë pas dy sulmeve vdekjeprurëse me automjete-bombë në Turqi, për të cilat Ankaraja e fajëson shërbimin informativ sirian.

Erdogan pritet që të bëjë presion për masa më të fuqishme për ta rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad.

Uashingtoni pritet që të kërkojë mbështetjen e Erdoganit në aranzhimin e një konference të paqes mbi Sirinë, që mbështetet edhe nga Rusia.

Bisedimet e gjera pritet të mbulojnë edhe çështje të tjera rajonale përfshirë përpjekjet amerikane për të ringjallur bisedimet pothuajse të ngrira të paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve, lidhjet energjetike të Turqisë me kurdët e Irakut dhe ribashkimin e mundshëm të Qipros, që është ndarë në mes të qipriotëve turq dhe atyre grekë që nga viti 1974.
XS
SM
MD
LG