Ndërlidhjet

Jalili: Bisedimet nukleare do vazhdojnë


Saeed Jalili

Saeed Jalili

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet bërthamore me fuqitë e mëdha botërore thotë se të dy palët kanë vendosur që bisedimet të vazhdojnë.

Said Jalili tha të enjten se ka zhvilluar një diskutim “të gjatë dhe të dobishëm” me shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton në Stamboll dhe se të dy palët “vendosën të vazhdojnë të punojnë së bashku”.

Edhe Ashton tha se ka zhvilluar diskutim “të dobishëm” me Jalilin, por ajo nuk bëri asnjë njoftim në lidhje me raund të ri të bisedimeve.

Në negociata, Ashton përfaqëson pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë dhe Francën, plus Gjermaninë.

Fuqitë botërore duan që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit për të risiguruar botën se nuk është duke kërkuar armë bërthamore.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është krejtësisht paqësor dhe dëshiron që fuqitë ta njohin “të drejtën” e tij për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG