Ndërlidhjet

OKB përgëzon Shqipërinë për pranimin e refugjatëve iranianë


Kampi i Lirisë, Bagdad
Kampi i Lirisë, Bagdad
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara në Irak e ka quajtur rivendosjen e 14 iranianëve nga një kamp ekzili në afërsi të Bagdadit në Shqipëri si një “hap të parë inkurajues”.

“Ardhja e banorëve në Shqipëri, mbrëmë vonë është një hap inkurajues në rivendosjen e grupit prej 210 banorëve, për të cilën gjë është pajtuar Qeveria e Shqipërisë", ka thënë Përfaqësusi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreu i misionit në Irak (UNAMI), Martin Kobler.

Më shumë se 3 mijë banorë, shumica nga ta të grupit të njohur si Populli Muxhahedin i Iranit, janë vendosur përkohësisht në një ndërtesë transite të quajtur Kampi i Lirisë, derisa UNHCR po e kryen procesin e përcaktimit të statusit të tyre si refugjatë.

Kobler tha se largimi i grupit nga Iraku është në pajtim me memorandumin e mirëkuptimit të 25 dhjetorit 2011, i cili parasheh rivendosjen e banorëve të shteteve të treta.

“E falënderoj Qeverinë e Shqipërisë dhe i inkurajoj shtetet anëtare që të pranojnë gjithashtu banorë në shtetet e tyre”, ka thënë ai në një deklaratë të lëshuar për media.

Pas njoftimit të Shqipërisë, qeveria e Gjermanisë ka ofruar pranimin humanitar të të paktën 100 banorëve të kampit.
XS
SM
MD
LG