Ndërlidhjet

Obama: Siria do të lirohet nga tirania e Assadit


Obama dhe Erdogan
Obama dhe Erdogan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, janë zotuar se do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Dy liderët janë takuar në Shtëpinë e Bardhë.

Në adresimin për gazetarë, Obama ka thënë se Siria, një ditë, “do të jetë e lirë nga tirania e Assadit”, por ka vënë në pah edhe vështirësitë që do të çojnë tek ajo ditë.

“Nuk ka ndonjë formulë magjike për t’u marrë me një situatë jashtëzakonisht të dhunshme dhe të vështirë, siç është ajo në Siri. Po të kishte, mendoj se unë dhe kryeministri (Erdogan) do të kishim vepruar tashmë… Në vend të kësaj, na mbetet të vazhdojmë presionin ndërkombëtar dhe të forcojmë opozitën”, ka thënë Obama.

Ai po ashtu ka shfaqur optimizmin se konferenca e planifikuar për në muajin qershor në Zvicër, në lidhje me tranzicionin politik në Siri, do të ndihmojë fundin e luftës civile, e cila, sipas aktivistëve, ka marrë rreth 100,000 jetë.

Erdogan ka përsëritur se do të vazhdojë t’i bëjë presion Assadit për të dhënë dorëheqje dhe për të shtruar rrugën e demokracisë në Siri.
XS
SM
MD
LG