Ndërlidhjet

Një valë e sulmeve në gjithë Irakun ka lënë së paku 19 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një xhami shiite në qytetin e Kirkukut, duke vrarë së paku pesë persona dhe plagosur më shumë se 40.

Makinat bomba po ashtu kanë qëlluar lagjet shiite të Bagdadit dhe kanë vrarë së paku 12 njerëz.

Në Mosul, një sulmues vetëvrasës ka vrarë dy ushtarë.

Dhuna sektare në gjithë Irakun ka shënuar rritje të dukshme në javët e fundit.
XS
SM
MD
LG