Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për çështje teknike


Ilustrim
Ilustrim
Ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit do të takohen sot në Bruksel, ndersa shefi i delegacionit serb, Dejan Paviqeviq, pret që të dyja palët të afrojnë qëndrimet më shumë, sesa në bisedimet e mëparshme, raportojnë mediat serbe.

Në këtë takim, sipas televizionit B92, do të diskutohen temat e telekomunikacionit dhe të energjetikës.

Paviqeviq ka thënë se këto tema kanë nisur më herët në kuadër të dialogut teknik, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tash një sërë marrëvshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruskel, por zbatimi i tyre ka ngecur.

As marrëveshja për normalizim raportesh, e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në muajin prill në Bruksel, nuk ka nisur ende të zbatohet.
XS
SM
MD
LG