Ndërlidhjet

26 vende në finalen e Eurosong-ut, Shqipëria bie


Performanca e Shqipërisë
Performanca e Shqipërisë
Një këngë për martesat homoseksuale dhe një tjetër e frymëzuar nga kriza në Greqi janë në mesin e këngëve që kanë arritur të plasohen në finalen e Festivalit Evropian të Këngës, e cila do të mbahet të shtunën në Malmo të Suedisë.

Kënga “Marry me” vjen nga Finlanda, ndërsa “Alcohol is free” nga Greqia.

Përveç këtyre dy vendeve, në skenën e finales do të ngjiten edhe 24 të tjera, në mesin e tyre: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Moldavia, Norvegjia, Rumania, Rusia, Spanja, Suedia, Holanda, Ukraina dhe Britania.

Shqipëria nuk është kualifikuar për finalen e Eurosong-ut.
XS
SM
MD
LG