Ndërlidhjet

BE: Diskriminim i gjerë kundër LGBT-së


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian vë në pah se pakicat seksuale përballen me jotolerancë dhe dhunë nëpër vende të ndryshme të bllokut.

Agjencia për të Drejta Themelore e Bashkimit Evropian, me seli në Vjenë, bën të ditur se anketa, e cila ka përfshirë mbi 93,000 lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë (LGBT) në BE dhe në Kroaci, zbulon se 47 për qind e tyre ndjehen të diskriminuar për shkak të përcaktimit të tyre.

Holanda ka qenë vendi me normën më të ulët të diskriminimit, përkatësisht 30 për qind, ndërsa 60 për qind e të anketuarve në Kroaci, Rumani dhe Lituani kanë thënë se janë të diskriminuar në fushat si: edukimi, puna dhe kujdesi shëndetësor.

Anketa ka të bëjë me 12 muajt e fundit.

Ajo është publikuar sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.
XS
SM
MD
LG