Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për një ushtar amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Një ushtar amerikan, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e pesë kolegëve të tij në Irak, në muajin maj të vitit 2009, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Rreshterit John Russell i është shqiptuar dënimi nga gjykata ushtarake në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit.

Russell ka vrarë tre ushtarë dhe dy oficerë mjekësorë në një klinikë për ushtarët që vuajnë nga stresi i luftës.

Incidenti ka qenë njëri nga rastet më të këqija të dhunës në mes të kolegëve në Irak dhe ka ngritur pyetje në lidhje me problemet mendore të ushtarëve, të shkaktuara nga turnetë e përsëritura në detyrë.
XS
SM
MD
LG