Ndërlidhjet

Nikolliq: S'e japim Kosovën, as venat s'i prejmë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka porositur Gjermaninë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Gjermania duhet të kuptojë se nuk mund të na detyrojë me shantazhe të prejmë venat apo të bëjmë vetëvrasje. Kosovën nuk e japim. Bundestagu le të mendojë se çfarë vendimi do të merrte, po të ishte në pyetje Gjermania”, ka thënë Nikolliq, raportojnë mediat serbe.

Gjermania ka qenë në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian që i kanë bërë thirrje Serbisë të shpërbëjë strukturat e saj nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të avancojë në rrugën e integrimit evropian.

Të hënën, në Beograd pritet të qëndrojë ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle.
XS
SM
MD
LG