Ndërlidhjet

Qetësohet cikloni që rrezikonte Bangladeshin


Kampet e ngritura për mbrojtjen e banorëve të prekur nga cikloni...

Kampet e ngritura për mbrojtjen e banorëve të prekur nga cikloni...

Cikloni që kërcënonte në masë të madhe Bangladeshin dhe Birmaninë, është qetësuar, pas vrasjes së 18 personave.

Drejtori i Departamentit Meteorologjik në Bangladesh, Mohammad Shah Alam, ka thënë se stuhia Mahasan ka humbur fuqinë e saj, duke shkaktuar shira të dendur.

Frika se Mahasan mund të shkaktojë përmbytje masive ka bërë që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje mbi 1 milion njerëzve që të largohen nga zonat e rrezikuara bregdetare.

Autoritetet po ashtu kanë pezulluar aktivitetet në portin e qytetit Çitagong – një qendër e transportit të madh tregtar – si dhe kanë anuluar fluturimet nga dhe në qytet.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka paralajmëruar se Mahasan mund të vërë miliona njerëz në rrezik.
XS
SM
MD
LG