Ndërlidhjet

Ban dhe Lavrov flasin për Sirinë


Ban dhe Lavrov - foto arkivi

Ban dhe Lavrov - foto arkivi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka takuar ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Soçi të Rusisë.

Bisedimet e dy zyrtarëve janë përqendruar në krizën e Sirisë.

Në konferencën për gazetarë, Ban ka thënë se është e rëndësishme që të mos humbet vrulli në përgjigjen ndaj krizës. Ai ka thënë se mbështet thirrjen e Lavrovit dhe të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për një konferencë ndërkombëtare në lidhje me çështjen. Ban ka thënë se kjo duhet të bëhet sa më parë që të jetë e mundur.

Lavrov, në anën tjetër, ka theksuar mbështetjen e tij për hetimin e përdorimit të dyshuar të armëve kimike në Siri.

Konflikti civil në këtë vend ka nisur në mars të vitit 2011. Aktivistë për të drejta të njeriut thonë se numri i të vrarëve në luftime ka arritur në 100,000.

Ban do të takojë në Rusi edhe presidentin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG