Ndërlidhjet

Nga 1,610 vjet burgim për dy talibanë


Pakistan
Pakistan
Një gjykatë në veriperëndim të Pakistanit ka shqiptuar njërin prej dënimeve më të gjata me burgim në historinë e këtij vendi.

Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Walid Albar dhe Ikramullah – mbiemrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur – janë dënuar me nga 1,610 vjet burgim, për dy sulme me bomba në muajin nëntor.

Mësohet se njëri nga të dënuarit ka qenë ish-zyrtar policor.

Autoritetet vazhdojnë ende të kërkojnë për tre pjesëtarë të tjerë të një grupi taliban, i cili ka përdorur bombat në formën e tenxheres me presion për të vrarë nëntë persona dhe plagosur mbi 120 të tjerë.

Sulmet e talibanëve dhe të fraksioneve të tjera militante kanë vrarë mijëra civilë dhe ushtarë në Pakistan qysh në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG