Ndërlidhjet

SHBA: Shkatërrohet një rrjet i lidhur me militantët


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Autoritetet e Nju Jorkut thonë se e kanë shkatërruar një rrjet kontrabandues që ishte përfshirë në shitjen e sasive të mëdha të cigareve pa doganë. Raportohet se rrjeti mund të ketë financuar grupe militante.

Prokurori i Shtetit Eric Schneiderman tha se 15 persona me origjine palestineze janë arrestuar në këtë javë, pasi që janë përfshirë në kontrabandimin e më shumë se një milionë kutive të cigareve të padoganuara në vlerë prej 55 milionë dollarësh.

Ai tha se anëtarët e grupit janë arrestuar me armë dhe kanë lidhje me “njerëz shumë të rrezikshëm”.

Schneiderman shtoi se banda të ngjashme në të kaluarën kanë ngritur para për grupet militante Hizballah dhe Hamas.

Autoritetet kanë zbuluar 1.5 milionë dollarë nga i dyshuari kryesor Basel Ramadan.

Një i dyshuar tjetër kishte lidhje biznesi në vitet e ’90-ta me Omar Abdel Rahman, i njohur gjithashtu si “sheiku i verbër”, i cili ka qene i burgosur për komplotin ndaj Qendrës Botërore Tregtare në vitin 1993.
XS
SM
MD
LG