Ndërlidhjet

logo-print

Sulme në dy xhami në Pakistan, 10 të vdekur


Foto ilustruese, Pakistan

Foto ilustruese, Pakistan

Sulmet në dy xhami në një luginë të largët në Pakistanin veri-perëndimor kanë lënë të vdekur të paktën 10 persona.

Zyrtari i policisë lokale Badshah Rehman tha se shpërthimet kanë goditur adhuruesit që mernin pjesë në lutjet e së premtes në Baz Darrah, një fshat në distriktin Malakand të provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Ai tha se shpërthimet kanë plagosur më shumë se 30 njerëz.

Rahman tha se një shpërthim ka rrëzuar kulmin e një xhamie, duke i zënë adhuruesit brenda.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të nxjerrin të vdekurit nga rrënojat.

Deri më tash askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por, talibanët kanë kryer sulme të ngjashme shpesh herë në rajon.
XS
SM
MD
LG