Ndërlidhjet

Hakerët sulmojnë faqen e Financial Times


Logo e Financial Times

Logo e Financial Times

Uebfaqja e gazetës britanike Financial Times duket se është sulmuar nga hakerët e Armatës Elektronike Siriane, një grup misterioz që duket se ka lidhje me regjimin e presidentit Bashar al-Assad, raporton AFP.

Hakerët kanë postuar mesazhe në blogun e teknologjisë së gazetës, ku thuhej “Sulmuar nga Armata Elektronike Siriane”, derisa në mesazhet e FT-së në Tsitter thuhej “Armata Elektronike Siriane ishte këtu”.

Një zëdhënëse e FT-së tha se “bloge të ndryshme të FT-së dhe llogari të medieve sociale janë sulmuar nga hakerët dhe ne po punojmë që të zgjidhim këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Armata Elektronike Siriane ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme tjera në organizata të ndryshme të lajmeve si Agjencinë France-Press, Associated Press dhe uebfaqen satirike The Onion.
XS
SM
MD
LG