Ndërlidhjet

Kanë: Vidhen stoli në vlerë prej 1 mil euro


Ilustrim

Ilustrim

Stoli të çmuara në vlerë prej më shumë se një milionë dollarësh të bërë nga Chopard dhe që pritej t’iu jepnin për përdorim yjeve që do të ecnin në tepihun e kuq në festivalin e filmit në Kanë janë vjedhur, por trofeu i Palmës së Artë është i sigurt, kanë bërë me dije zyrtarët.

Hajnat kanë hyrë në dhomën e një të punësuari në fabrikën luksoze zviceriane të orëve dhe stolive që bëjnë edhe Palmën e Artë, kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë stolitë, ka bërë me dije policia.

Vjedhja ka ndodhur në orën pesë të mëngjesit në hotelin Novotel, në qendër të Kanës.

Chopard është një nga sponsorët zyrtarë të festivalit.
XS
SM
MD
LG