Ndërlidhjet

Westerwelle viziton të hënën Kosovën


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ministri Federal për Punë të Jashtme Guido Westerwelle të dielen do të niset për një udhëtim dy ditor në Serbi dhe në Kosovë, ka bërë me dije Ambasada Gjermane në Kosovë.

"Fillimisht ai do të vizitojë Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Tomislav Nikoliq si dhe kryeministrin Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrin e parë Aleksandar Vuçiq si dhe homologun e tij, ministrin e punëve të jashtme Ivan Mrkiq", thuhet në njoftim.

Aty theksohet se me pas Westerwelle do të udhëtojë për në Prishtinë, ku më 20 maj do të zhvillojë biseda politike me Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës dhe Enver Hoxhajn, ministrin e Jashtem kosovar.
XS
SM
MD
LG