Ndërlidhjet

Shqipëri-Kosovë, patrullime të përbashkëta gjatë verës


Pjesëtarë të Policisë së Kosovës
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit të Shqipërisë Hysni Burgaj, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë gjatë sezonit veror, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, të dy drejtorët e çmuan lart bashkëpunimin në mes të dy policive, duke vënë në fokus masat e përbashkëta operacionale që do të aplikohen nga policitë respektive.

"Ngritja e nivelit të sigurisë në qarkullimin rrugor, shkëmbimi i përvojave, forcimi i sigurisë rrugore, parandalimi i aksidenteve me pasoja për jetë si dhe ndëshkimi i shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë elemente të përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar", thuhet në kumtesë.

Aty theksohet se edhe ngritja e masave në vendkalimet kufitare u shtjellua si veprim i nevojshëm për krijimin e lehtësirave për qytetarët e dy vendeve.

Marrëveshja mbulon periudhën kohore qershor-shtator 2013.
XS
SM
MD
LG