Ndërlidhjet

FMN parasheh thellim të krizës në Qipro


Qipro...
Qipro...
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Qiproja edhe më tej rrezikon rënien ekonomike, edhe pas pakos së ndihmës multi-miliardë dollarëshe, që e mori me qëllim që të shmangë falimentimin.

Një raport i ri i FMN-së parasheh recesion të thellë në Qipro në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm dhe tha se rreziku i rënies do të bëhet edhe më i egër për shkak të kushteve të imponuara si pjesë e pakos së shpëtimit në vlerë prej 13 miliardë dollarësh.

Qiproja është shteti i katërt i Eurozonës që ka marrë pako shpëtuese nga FMN-ja me qëllim që të shmangë krizën e borxheve.
XS
SM
MD
LG