Ndërlidhjet

Rritet në 40 numri i viktimave në Irak


Bakuba, Irak, 17 maj, 2013
Bakuba, Irak, 17 maj, 2013
Është rritur në 40 numri i njerëzve të vdekur në dy shpërthime jashtë një xhamie sunite në Irak, pas dy ditë sulmesh në vend, që vranë dhjetëra njerëz të tjerë.

Raportohet se 50 të tjerë janë plagosur.

Disa raporte thonë se një bombë ka shpërthyer derisa besimtarët po largoheshin nga lutjet e së premtes në Bakuba, në afërsi të Bagdadit.

Një bombë tjetër raportohet se ka shpërthyer pasi që njerëzit ishin mbledhur në vendin e ngjarjes.

Të mërkurën dhe të enjten, një valë sulmesh që goditën shiitët në Bagdad, Kirkuk, Mosul dhe Tamiyah kanë vrarë më shumë se 50 njerëz.
XS
SM
MD
LG