Ndërlidhjet

Pop ylli britanik George Michael ka pësuar lëndime të lehta në një aksident me makinë në një autostradë në veri të Londrës, ka thënë publicistja e tij.

Dyzetenëntë vjeçari, që fitoi famës si anëtar i grupit Wham! në vitet e ’80-ta, është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi që makina me të cilën po udhëtonte u aksidentua në një autostradë në veri të Londrës, ka thënë Connie Filippello.

"George Michael ishte pasagjer në një automjet të përfshirë në një aksident trafiku dje në mbrëmje, dhe asnjë palë e tretë nuk ishte e përfshirë,” tha Filippello.

Ai thuhet se po trajtohet për prerje sipërfaqësore, derisa nuk janë dhënë komente të tjera.
XS
SM
MD
LG