Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Së paku 75 të vrarë nga vala e sulmeve


Njerëzit janë tubuar në vendin e sulmit në Bakuba

Njerëzit janë tubuar në vendin e sulmit në Bakuba

Më se 75 vetë raportohet se janë vrarë në Irak, në valën e fundit të sulmeve, që qartas për cak e kishin pakicën myslimane sunite.

Dita e djeshme është shënuar si më vdekjeprurësja për disa muaj në Irak, duke shkaktuar shqetësime për luftë sektare.

Sulmet e së premtes u bënë pas atyre nga dita e mërkurë, në të cilat në shënjestër ishin myslimanët shiitë.

Më së shumti të vrarë nga sulmet e djeshme kishte në qytetin Bakuba, në veri të kryeqytetit Bagdad, ku nga dy bomba afër një xhamie sunite, janë vrarë 40 vetë.

Në lagjen Amarijah të Bagdadit, kryesisht të banuar me popullatë sunite, raportohet për vrasjen e 20 njerëzve.

Poashtu, për sulme vdekjeprurëse është raportuar edhe në qytetet Madain dhe Falluxha.

Militantët sunitë e akuzojnë qeverinë e udhëhequr shiite për diskriminim.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë muajit prill, nga sulmet në Irak janë vrarë më se 700 vetë. Ky muaj ishte më vdekjeprurësi në Irak, në pesë vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG