Ndërlidhjet

SHBA: Kritika për Rusinë lidhur me Sirinë


Chuck Hages (majtas) dhe Martin Dempsey

Chuck Hages (majtas) dhe Martin Dempsey

Shefi i shtamadhorisë së bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Martin Dempsey, e ka kritikar Rusinë për dërgimin e raketave anti-anije për regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke thënë se kjo vetëm do ta përkeqësoj, luftën në këtë vend.

Gjenerali Dempsey, në një konferencë për shtyp në Uashington, mbrëmë vonë, tha se ky është një “vendim për keqardhje” i Rusisë, meqë ai do ta forcoj regjimin në Siri dhe do ta zgjasë vuajtjen e popullit në këtë vend.

Komentet e tij u bënë pasi e përditshmja New York Times, raportoi se Rusia, aktualisht, i ka dërguar në Siri, raketat Yakhont, të pajisura me radar të avancuar.

Në konferencën për shtyp, poashtu, ishte i pranishëm edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili kërkoi që Rusia ta rishqyrtoj furnizimin e qeverisë së Sirisë me ndihmë ushtarake, meqë, sipas tij, si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Rusia kanë interes në parandalimin e luftës rajonale në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG