Ndërlidhjet

SHBA: Nga ndeshja e trenave – 60 të lënduar


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët thonë se 60 vetë janë lënduar nga ndeshja e dy trenave të udhëtarëve në shtetin verilindor Konektikat.

Autoritetet thonë se nuk ka raporte për të vdekur në incidentin, i cili ndodhi dje, gjatë orëve kur në trena ka zakonisht më tepër udhëtarë.

Guvernatori i shtetit Konektikat, Dannel Malloy, tha se pesë vetë kanë lëndime serioze.

Operatori i trenave Amtrak ka shpallur se e ka pezulluar pakufishëm qarkullimin ndërmjet Nju Jorkut e Bostonit, për shkak të këtij incidenti.

Autoritetet thonë se nuk është e qartë nëse përplasja e dy trenave në qytetin Fairfield të shtetit Konektikat ishte pasojë e ndonjë gabimi teknik apo ishte vepër e qëllimshme.
XS
SM
MD
LG