Ndërlidhjet

K. Jugore: Pheniani i ka lansuar tri raketa


Pamje nga një vendkalim kufitar ndërmjet dy Koreve

Pamje nga një vendkalim kufitar ndërmjet dy Koreve

Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore thotë se Koreja Veriore i ka lansuar tri raketa me rreze të shkurtër veprimi, nga bregu i saj lindor.

Zëdhënësi i kësaj ministrije, Kim Min-seok, tha sot në Seul, se Pheniani i kishte lansuar dy raketa në mëngjes, ndërsa një pasdite, në Detin Japonez.

Testin e fundit Koreja Veriore e kishte bërë në muajin Mars të këtij viti, kur i kishte lansuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Më herët këtë vit, Koreja Veriore ishte kërcënuar me sulme atomike kundër Seulit dhe Uashingtonit, për shkak të ushtrimeve ushtarake vjetore të ushtrive të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore. Këto ushtrime kanë përfunduar në fund të muajit të kaluar.

Poashtu, Koreja Veriore ishte kërëcnuar edhe për shkak të imponimit të sanksioneve nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi Min-soek thotë se Seuli po e forcon vëzhgimin ndaj Koresë Veriore dhe mbetet në gjendje të alarmit të lartë.
XS
SM
MD
LG