Ndërlidhjet

Lajiq: Janë definuar çështjet kryesore kontestuese me Kosovën


Rasim Lajiq

Rasim Lajiq

Gjatë bisedimeve të fundit teknike në Bruksel, ekipet e Beogradit dhe të Prishtinës, i kanë definuar çështjet kryesore kontestuese në fushën e telekomunikimit, dhe janë pajtuar që bisedimet të vazhdojnë pas 22 Majit, tha sot ministri i tregtisë dhe telekomunikimit i Serbisë, Rasim Lajiq.

Sipas tij, këto çështje janë fusha e telefonisë mobile dhe fikse dhe frekuenca, ndërsa veçanërisht kontestuese ai e cilësoi kërkesën e Kosovës për fitimin e numrit të ri karakteristik telefonik.

“Ka mbetur që të dy palët t’i definojnë kërkesat e tyre, ta paraqesin dokumentacionin dhe t’i propozojnë zgjidhjet për çështjet kontestuese”, tha Lajiq, raporton agjencia Beta.

Zoti Lajiq tha se takimi i ardhshëm do të mbahet pas 22 Majit, që do të thotë, pas takimit të kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës.
XS
SM
MD
LG