Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Ndalet debati për dhunën ndaj femrave


Pamje nga Parlamenti i Afganistanit

Pamje nga Parlamenti i Afganistanit

Parlamenti i Afganistanit e ka ndalur sot debatin për parandalimin e dhunës kundër grave.

Vetëm disa minuta pas fillimit të debatit, kryesuesi i parlamentit i ndali punimet për shkak të kundërshtimeve të fuqishme nga deputetët e linjës së fortë, të cilët thanë se ky ligj ishte jo-islamik.

Sipas ligjit për Eliminimin e Dhunës kundër Grave, femrat në këtë vend mbrohen nga dhunimi, martesa e detyruar dhe tregtia me femra për zgjidhjen e mospajtimeve.

Deputetet femra dëshironin ta forconin ligjin, i cili është miratuar me një dekret presidencial në vitin 2009, nëpërmjet të votës në parlament.

Megjithatë, vendimi për të kërkuar miratim në parlament, i kishte ndarë femrat aktiviste.

Kundërshtarët e debatit konsideronin se ai do të krijonte mundësi për dëgjimin e deputetëve të linjës së fortë dhe rrjedhimisht, kjo do ta dobësonte legjislacionin ekzistues.

Dështimi i debatit në parlament e karakterizon gjendjen e vështirë të të drejtave të grave në Afganistan, që është njëri nga vendet më konservatore në botë.
XS
SM
MD
LG