Ndërlidhjet

Irak: Valë e re e dhunës në gjithë territorin


Njerëzit janë tubuar në vendin e një shpërthimi në Bakuba të Irakut

Njerëzit janë tubuar në vendin e një shpërthimi në Bakuba të Irakut

Një valë e re e dhunës e ka goditur sot gjithë Irakun, me ç’rast janë vrarë së paku tetë vetë.

Persona të armatosur sot e kanë vrarë tërë familjen e një polici, që punonte në një njësi anti-terror në kryeqytetin Bagdad.

Polici Adnan Ibrahim, gruaja e tij dhe dy fëmijë, 8 dhe 10 vjeç, janë vrarë brenda shtëpisë së tyre në lagjen al-Rashid.

Personat e armatosur, poashtu, e kanë vrarë edhe një rojtar.

Në qytetin Basra, personat e armatosur e kanë vrarë klerikun mysliman sunit, Assad Nassir, derisa ai largohej nga shtëpia e tij.

Afër qytetit Ramadi, janë vrarë dy liderë fisnorë, pasi ata ishin përleshur me forcat e sigurisë së Irakut.

Dhuna kishte shpërthyer pasi forcat e sigurisë ishin përpjekur ta arrestonin personin Mohammed Khamis Abu Risha, i cili ishte i kërkuar lidhur me vrasjen e pesë ushtarëve irakianë.
XS
SM
MD
LG