Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Përleshje të demonstruesve për dhe kundër qeverisë


Pamje nga protestat në Kiev

Pamje nga protestat në Kiev

Disa njerëz janë plagosur pas përleshjeve në margjinat e demonstratave për dhe kundër qeverisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë.

Policia tha se plagosjet kishin ndodhur kur protestuesit rivalë kishin filluar të hedhin gurë dhe shishe dhe - për një kohë të shkurtër - edhe një gaz të paidentifikuar.

Përleshjet u bënë ndërmjet mbështetësve të partisë opozitare Liria dhe atyre të qeverisë, që merrnin pjesë në tubimin e ashtuquajtur “antifashist”, të organizuar nga Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovitch.
XS
SM
MD
LG