Ndërlidhjet

Francë: Nënshkruhet Ligji për martesat e së njëjtës gjini


Dy vajza përqafohen gjatë një demonstrate për legalizimin e martesave të personave të gjinisë së njejtë në Francë
Dy vajza përqafohen gjatë një demonstrate për legalizimin e martesave të personave të gjinisë së njejtë në Francë
Presidenti i Francës, Francois Hollande, sot e ka nënshkruar ligjin me të cilin legalizohen martesat e personave me gjini të njejtë dhe adoptimi i fëmijëve.

Këshut, Franca u bë vendi i tetë në Evropë dhe i 14 në botë, që i lejon martesat e tilla.

Këtë legjislacion e kanë kundërshtuar pjesëtarët e së djathtës ekstreme, që kanë organizuar edhe protesta masive.

Megjithatë, Këshilli Kushtetues i Francës ka vendosur dje se martesat e personave me gjini të nejtë “nuk janë në kundërshtim me asnjë parim kushtetues” dhe nuk i shkelin të “drejtat themelore ose liritë ose sovranitetin kombëtar”.
XS
SM
MD
LG