Ndërlidhjet

Raporti: Franca blenë dy aeroplanë pa ekuipazh nga SHBA-ja


Gazeta franceze Le Monde ka raportuar se Franca planifikon blerjen e dy aeroplanëve pa ekuipazh nga Shtetet e Bashkuara, për përdorim në operacionet ushtarake në Mali.

Zyrtarët francezë të mbrojtjes presin për përgjigjjen finale nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për blerjen e dy aeroplanëve të tillë nga kompania General Atomics, me seli në Kaliforni.

Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, që aktualisht gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara, pritet se do ta shpallë marrëveshjen, kur ajo të finalizohet, shkruan gazeta.

Forca Ajrore e Francës thotë se aeroplanët pa ekuipazh do të përdoren për vëzhgim në Mali të Afrikës Perëndimore, ku Franca po e udhëheq fushatën ushtarake për largimin e kryengritësve islamikë.
XS
SM
MD
LG