Ndërlidhjet

Arrestohet një serb nga koha e luftës në Kroaci


Ilustrim
Ilustrim
Mediat kroate raportojnë se një ish-zëvendëskomandant i rebelëve serbë në Kroaci është arrestuar, nën dyshimet se ka përgjegjësi në vrasjen e dy gazetarëve rusë në vitin 1991.

Ilija Çizmiq është arrestuar në Zagreb.

Dy gazetarët rusë janë zhdukur në fillim të muajit shtator, më 1991, derisa mbulonin luftimet midis forcave kroate dhe rebelëve serbë.

Hetuesit dyshojnë se trupat nën komandën e Çzmiqit kanë kryer vrasjet.

Në fshatin Penjani të Kroacisë është ngritur një monument për dy gazetarët televizivë.
XS
SM
MD
LG