Ndërlidhjet

Shpërthim në Damask, Assadi s’jep dorëheqje


Damask - foto arkivi

Damask - foto arkivi

Një bombë ka shpërthyer në Damask, duke vrarë së paku tre persona dhe plagosur pesë të tjerë.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka thënë se shpërthimi në lagjen Ruken al-Deen është shkaktuar nga makina bombë dhe fajin për të u ka hedhur “terroristëve”.

Në një tjetër zhvillim, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka përjashtuar sërish dorëheqjen e tij, para se Siria të mbajë zgjedhjet më 2014.

Në një intervistë për gazetën argjentinase “Clarin”, Assad ka thënë se nuk do të ikë nga përgjegjësitë dhe se është i gatshëm të përballet me “stuhinë”.

Ai po ashtu ka mirëpritur nismën e re SHBA-Rusi, e cila synon fillimin e negociatave midis palëve luftuse, për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar.

Megjithatë, Assad ka thënë se vendimet për të ardhmen e Sirisë duhet të merren vetëm nga populli sirian.
XS
SM
MD
LG