Ndërlidhjet

Irani var dy persona për “spiunazh”


Iran

Iran

Irani ka varur dy persona, të cilët dyshohen se kanë punuar si spiunë për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Teheran ka thënë se Mohammad Heydari dhe Kourosh Ahmadi kanë mbledhur informacione të klasifikuara dhe ua kanë shitur ato agjencive të inteligjencës në Izrael dhe SHBA.

Deklarata nuk ka dhënë detaje se ku janë varur të dyshuarit.

Sipas saj, dënimet me vdekje janë kryer pas miratimit të Gjykatës Supreme.

Irani akuzon Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se zhvillojnë fushatë të sabotimit kundër programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG