Ndërlidhjet

SHBA: Vrasja e homoseksualit hetohet si krim nga urrejtja


Nju Jork - foto ilustruese

Nju Jork - foto ilustruese

Policia në Nju Jork është duke e hetuar si “krim nga urrejtja” vrasjen e një homoseksuali në Menhetën.

Komisionari i policisë në Nju Jork, Raymond Kelly, ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se vrasësi i dyshuar ka brohoritur parulla anti-homoseksuale para se të qëllonte viktimën, të shtunën.

32-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka thënë se vrasësi i dyshuar është arrestuar shumë shpejt pas krimit.

Dënimi për “krim nga urrejtja” në SHBA mund të çojë në dënime të ashpra.
XS
SM
MD
LG