Ndërlidhjet

Ban: Koreja V. të ndalojë testet raketore


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se testimi i raketës me rreze të shkurtër nga ana e Koresë së Veriut është shumë shqetësues.

Ai i ka bërë thirrje Phenjanit që të përmbahet nga testimet e tjera dhe t’iu kthehet negociatave me fuqitë botërore.

“Jemi shumë të shqetësuar për këto hapa të vazhdueshëm provokues nga Koreja e Veriut. Shpresoj që autoritetet verikoreane të përmbahen nga hapa të tjerë të ngjashëm. Është koha për to që t’i kthehen dialogut, të reduktojnë tensionet dhe të zgjidhin ankesat apo shqetësimet që mund t'i kenë”, ka thënë Ban për agjencinë ruse RIA Novosti.

Koreja e Veriut ka testuar sot një raketë me rreze të shkurtër – të katërtën brenda dy ditësh.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG