Ndërlidhjet

Trupat siriane marrin mbështetjen e Hezbollahut


Siri
Siri
Trupat siriane, të mbështetura nga luftëtarë të grupit militant të Hezbollahut, kanë sulmuar qytetin Kusair, i cili kontrollohet nga rebelët.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, së paku 20 persona kanë humbur jetën në bombardimet e së dielës.

I njëjti burim thotë se “luftëtarët e Hezbollahut janë duke luajtur rol të madh në betejë”.

Në një tjetër zhvillim, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka përjashtuar sërish dorëheqjen e tij, para se Siria të mbajë zgjedhjet më 2014.

Në një intervistë për gazetën argjentinase “Clarin”, Assad ka thënë se nuk do të ikë nga përgjegjësitë dhe se është i gatshëm të përballet me “stuhinë”.

Ai po ashtu ka mirëpritur nismën e re SHBA-Rusi, e cila synon fillimin e negociatave midis palëve luftuse, për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar.

Megjithatë, Assad ka thënë se vendimet për të ardhmen e Sirisë duhet të merren vetëm nga populli sirian.
XS
SM
MD
LG