Ndërlidhjet

Nadal dhe Williams, triumfues në Romë


Tenisti Rafael Nadal
Tenisti Rafael Nadal
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur zviceranin Roger Federer në finalen e turneut Masters në Romë, duke e mundur atë me rezultat 6:1, 6:3.

Për Nadalin, kjo ka qenë fitorja e 20-të nga 30 duelet e zhvilluara deri tash mes këtyre dy tenistëve më të mirë të botës.

Ndeshja e së dielës ka zgjatur vetëm 69 minuta.

Në finalen e femrave, ndërkaq, amerikania Serena Williams ka mundur me rezultat 6:1 dhe 6:3 bjellorusen Viktoria Azarenka dhe kësisoj ka fituar titullin e 51-të në karrierën e saj.
XS
SM
MD
LG