Ndërlidhjet

Izraeli “vepron për të penguar” Hezbollahun


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është duke vepruar për të ndaluar armët siriane që të arrijnë në duart e Hezbollahut.

Duke folur në takimin javor të kabinetit, Netanyahu ka thënë se Lindja e Mesme është duke kaluar periudhën më të ndjeshme në disa dekada.

Ai ka thënë se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar “për të mbrojtur interesat e sigurisë së qytetarëve”.

Komentet e tij vijnë dy javë pasi Izraeli ka sulmuar pranë Damaskut, për të parandaluar, siç ka thënë ai, transferimin e armëve të sofistikuara iraniane në duart e grupit militant të Hezbollahut, i cili është aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Netanyahu, të martën, ka zhvilluar bisedime në Rusi në lidhje me krizën në Siri.

Rusia është furnizuesi kryesor me armë i Sirisë.
XS
SM
MD
LG