Ndërlidhjet

logo-print

“Spiuni” amerikan ik nga Rusia


Ilustrim

Ilustrim

Televizioni NTV i Rusisë ka bërë të ditur se punonjësi i ambasadës amerikane, i akuzuar për spiunim, ka ikur nga Moska.

Kanali televiziv ka transmetuar pamje, të cilat tregonin të dyshuarin Ryan Fogle duke kaluar kontrollin e pasaportave në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Shërbimi Federal i Sigurisë ka njoftuar të martën se ka arrestuar për kohë të shkurtër Fogle-n, nën akuzat se ka bërë përpjekje të rekurutojë një zyrtar të inteligjencës ruse për të punuar për CIA-n.

Shërbimi i Sigurisë ka thënë se Fogle ka punuar “i maskuar” si sekretar i tretë i ambasadës amerikane.

Televizionet ruse kanë treguar pamjet nga arrestimi i tij, si dhe disa objekte, përfshirë një kompas dhe një hartë, për të cilat është thënë se i përkisnin atij.

Fogle është shpallur person i padëshirueshëm në Rusi dhe është urdhëruar të lërë vendin.

Ambasada amerikane ka refuzuar të komentojë rastin.
XS
SM
MD
LG