Ndërlidhjet

Luftime për qytetin sirian, 52 të vrarë


Siri

Siri

Militantët e Hezbollahut libanez u janë bashkuar trupave siriane në luftimet për kontrollin e një qyteti.

Forcat qeveritare dhe kryengritësit shiitë të Hezbollahut janë duke luftuar për qytetin Kusair, i cili kontrollohet nga rebelët sirianë dhe është i populluar me shumicë sunite.

Ata raportohet të kenë bombarduar me artileri dhe aeroplanë luftarakë.

Po ashtu mësohet se forcat pro regjimit kanë avancuar deri në qendër të qytetit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili anon kah opozita, ka njoftuar për vrasjen e së paku 52 personave në këto luftime.
XS
SM
MD
LG