Ndërlidhjet

Varroset politikania e vrarë pakistaneze


Zohra Husasain

Zohra Husasain

Politikania pakistaneze, Zohra Hussain, e cila është vrarë nga persona ende të panjohur, është varrosur në qytetin Karaçi.

Qindra njerëz, përfshirë aktivistë të partisë së saj, Tehreek-e-Insaf, kanë ndjekur funeralin.

Vrasja ka ndodhur po ashtu në Karaçi dhe përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende askush.

Udhëheqësi i partisë, Imran Khan, ka akuzuar Lëvizjen rivale Muttahida Qaumi për vrasjen e Hussainit, e cila ka ndodhur në prag të rivotimeve të djeshme në Karaçi.

Muttahida Qaumi ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG