Ndërlidhjet

logo-print
Së paku një person ka humbur jetën nga një seri e tornadove që ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur në lindje të Oklahomas.

Sipas autoriteteve të rendit, rreth 20 njerëz të tjerë në këtë rajon kanë marrë lëndime.

Guvernatori i Oklahomas ka shpallur gjendje të fatkeqësië në 16 qarqe të shtetit.

Tornado, erëra të forta dhe breshëri janë raportuar edhe në Ajoa dhe Kansas.
XS
SM
MD
LG